Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Deputeti, Besian Mustafa i thotë, Hekuran Muratit se harrove që i keni blerë votat me buxhetin e shtetit në kohë fushate

Deputeti i LDK, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas akuzave të këtij të fundit se kandidatët e LDK-së kanë manipuluar votat me postë nga diaspora. Në reagimin e tij, Mustafa akuzoi Qeverinë për përdorimin e buxhetit të shtetit për të siguruar vota gjatë fushatës zgjedhore. “A harrove me tregu’ qysh në Kosovë i keni fitu’ 40% ndërsa në ambasada, ku i keni instalu’ njerëzit e juaj, i keni fitu’ 80%?”, u shpreh Mustafa. Ai theksoi se çdo votë, brenda dhe jashtë Kosovës, duhet të mbrohet nga organet e ligjit, duke e cilësuar vullnetin e qytetarëve si të shenjtë dhe të paprekshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …