Zyrtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka reaguar ndaj refuzimit të Kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur në Prokurori,

Zyrtari i PSD-së , Zgjim Hyseni, ka reaguar ndaj refuzimit të Kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur në Prokurori, duke e kritikuar atë për kërkesën e tij për trajtim të veçantë. Hyseni ngriti pyetje rreth qëndrimit të Kurtit ndaj sistemit të drejtësisë. “Çka ka Kurti që nuk shkon në prokurori?! Çka është ky trajtim special që ky po e kërkon?”, ka shkruar ai. Hyseni e akuzoi Kurtin për përdorimin e figurës së “sovranit” për të justifikuar sjelljen e tij ndaj ligjit, duke sugjeruar se Kryeministri po përpiqet të pozicionohet mbi sistemin e drejtësisë. Sikur ai derri që është më i barabartë se tjerët. Kështu shpjegohet edhe beteja e Kurtit me sistemin e drejtësisë, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …