Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Në vazhdën e aktiviteteve për të nderuar “Epopenë e UÇK-së”, sot Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me njësinë e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Këto homazhe u bënë në  nderim të 27 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dhe të gjithë të rënëve për liri. Kujtimi i ditëve të tilla dhe nderimi i të rënëve për liri është frymëzim për t’i shërbyer atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …