Selim Pacolli: Veprat dhe kontributi i Ahmet Qeriqit, si intelektual dhe atdhetar ishin dhe do të mbesin trashëgimi e kombit

Veprat dhe kontributi i Ahmet Qeriqit, si intelektual dhe atdhetar ishin dhe do të mbesin trashëgimi e këtij kombi të cilit i dha gjatë gjithë jetës.

Angazhimet në veprimtari kombëtare i filloi shumë herët, ku nuk iu shpëtoi as arrestimeve e dënimeve nëpër burgjet jugosllave. Përpos angazhimeve politike e edukative nuk i mungoi edhe kontributi i madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Radio Kosova e lirë pati fatin që të drejtohej nga ky burrë, duke u shndërrua jo vetëm në medium informativ, por edhe kushtrim lufte dhe zë i lirisë!

Pas luftës vazhdoi të përcjell, informoj dhe lartësoj sakrificën popullore për çlirim, duke mos i harruar asnjëherë figurat dhe veprat e të gjithë martirëve e dëshmorëve tanë.

Ngushëllime familjes Qeriqi, miqve, shokëve dhe dashamirëve të Ahmet Qeriqit.

LAVDI

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …