Si sot 44 vite më parë, nisi ajo që duhet të niste

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura në një postim të tij në facebook ka përkujtuar 44-vjetorin e demonstratave që nisën me 11 mars të vitit 1981 me thirrjen LIRI, BARAZI.

Postimi i plot i kryetarit Nura

Si sot 44 vite më parë, nisi ajo që duhet të niste si një qëllim i lartë i mbështetur në bindjen e përgjithshme të idealit të pathyeshëm për Kosovën se duhej përfundimisht të gëzonte të drejtën e lirisë dhe pavarësisë.

Një kujtim për respekt të demonstratave të vitit 1981 me thirrjen LIRI, BARAZI, të cilat janë pikënisje e pavarësimit të mëvonshëm të shtetit tonë ndaj agresorit që shkaktoi shumë dhembje dhe humbje të jetëve të shqiptarëve!

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …