Albin Kurti: Serbia me ndihmën e Rusisë ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Prishtinë. Pas takimit, Kurti deklaroi se Serbia, me mbështetjen e Rusisë, ka ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me NATO-n për sigurinë rajonale dhe evropiane, duke nënvizuar progresin demokratik të Kosovës. Si shumë vende evropiane, edhe ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve zgjedhore, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një kërcënim serioz për demokracinë në epokën aktuale, shkroi Kurti. Para këtij takimi, Rutte u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën mbajti edhe një konferencë për media, ku rikonfirmoi përkushtimin e NATO-s për sigurinë afatgjatë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …