Ejup Maqedonci: Marrëveshja Trilaterale një hap për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes trilaterale ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila ka shkaktuar reagime në Beograd. Maqedonci theksoi se kjo iniciativë, e cila filloi gjatë vizitës së tij në Zagreb verën e kaluar, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes vendeve të rajonit që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta Euroatlantike. Ai theksoi se marrëveshja nuk është e orientuar për të kërcënuar asnjë vend, por për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Ministri Maqedonci konfirmoi gjithashtu se Bullgaria mund të bëhet pjesë e kësaj marrëveshjeje në të ardhmen dhe se dyert mbeten të hapura për vende të tjera të rajonit që dëshirojnë të bashkohen.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …