Dardan Molliqaj: LDK-ja dhe Nisma po e pengojnë krijimin e koalicionit opozitar

Kryetari i PSD, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër LDK dhe Nismën Socialdemokrate, duke i akuzuar se po pengojnë krijimin e një koalicioni opozitar që mund të formonte qeverinë e re.  Molliqaj theksoi se këto dy parti po e vështirësojnë ndërtimin e një qeverie nga opozita, e cila, sipas tij, është zgjidhja më e duhur për momentin. Ai shpjegoi se LDK-ja dhe Nisma janë dy penguesit kryesorë të këtij koalicioni dhe shtoi se, për të ardhmen, mund të dalin sfida të tjera edhe nga partitë si AAK dhe PDK. Molliqaj gjithashtu e hodhi poshtë akuzat që i janë bërë partisë së tij gjatë fushatës zgjedhore, ku ishte përmendur mundësia e aleancës me pushtetin, duke theksuar se zgjidhja e duhur për Kosovën është formimi i një qeverie nga partitë opozitare të së kaluarës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …