leoni

Përparim Gruda kërkon dorëheqjen e Qeverisë para certifikimit: Ligji e përcakton qartë, s’mund të ketë konstituim të ligjshëm pa të

Deputeti i sapozgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se kryeministri dhe ministrat janë të detyruar ligjërisht të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve zgjedhore. Ai theksoi se Ligji për Qeverinë e përcakton qartë këtë detyrim për Qeverinë në detyrë. Gruda ka ngritur këtë çështje në komision, duke e cilësuar si të papranueshme vijimin e punës pa dorëheqje të qartë. Ai tha se qëndrimi i tij u mbështet edhe nga përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së. Ndërkohë, Lista Serbe ka abstenuar gjatë votimit, kurse Vetëvendosja ka votuar në favor të vazhdimit pa dorëheqje. Gruda u shpreh i vendosur se nuk mund të ketë konstituim të ligjshëm pa respektimin e ligjit për dorëheqje.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …