leoni

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Abstenimi në votimin për kryetaren e kuvendit është e drejta ime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ofroi shpjegim të detajuar për vendimin e tij për të abstenuar në votimin për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit të Kosovës. I pyetur nga gazetarët, Limaj tha shkurt: “Është e drejta ime për të abstenuar”. Ai nuk e elaboroi më tej qëndrimin politik të partisë së tij në këtë proces, duke ruajtur një qëndrim të rezervuar. Megjithatë, Limaj u shpreh optimist për përfundimin e suksesshëm të procesit të konstituimit. “Unë besoj që shumë shpejt edhe këto pjesët e tjera do të përfundojnë,” deklaroi ai. Abstenimi i Nismës ishte vendimtar në dështimin e Haxhiut për të marrë shumicën e nevojshme. Situata mbetet e paqartë lidhur me mbështetjen e mundshme për kandidatët e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Sonja Biserko: Vuçiq ka humbur legjitimitetin, qytetarët serbë janë të vetëdijshëm se Kosova është e humbur

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka deklaruar se …