Matti Nissinen: Kosova ka nevojë urgjente për formimin e institucioneve

Ambasadori i Finlandës në vendin tonë, Matti Nissinen ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente për formimin e institucioneve. Ai ka shtuar më tutje se nevoja për krijimin e institucioneve bëhet edhe më e madhe kur merren parasysh zhvillimet e reja gjeopolitike. “Së pari, vërtet shpresoj që formimi i institucioneve – institucione funksionale – të ndodhë sa më shpejt. Mendoj se jetojmë në një situatë globale ku zhvillimet e reja nuk ndalen. Ato nuk presin gjatë që gjërat të formohen. Gjithashtu, reformat që janë të nevojshme këtu në Kosovë duhet të jenë në gjendje të ecin përpara. Prandaj mendoj se sa më shpejt, aq më mirë. Të kemi një qeveri të re dhe një Kuvend të ri të formuar do të ishte më e mira për popullin e Kosovës” është cituar të ketë theksuar, ambasadori i Finlandës në vendin tonë, Matti Nissine.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …