Andin Hoti: Serbia duhet të jap qasje në arkiva në mënyrë që të zbardhet fati i të të zhdukurve

Andin Hoti: Takimi për personat e pagjetur pritet të mbahet në Bruksel, Serbia po e refuzon drejtësinë

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet të mblidhen në Bruksel gjatë muajit prill, në kuadër të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur, për të diskutuar çështjen e personave të pagjetur. Ky informacion është konfirmuar nga kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti. Ai ka theksuar se takimi do të mbahet nën organizimin e Bashkimit Evropian dhe se data e tij do të caktohet nga BE, me shpresën që ai të zhvillohet brenda këtij muaji. Ai ka renditur kërkesat kyçe të palës kosovare, përfshirë zbatimin e plotë të deklaratës për personat e zhdukur, hapjen e arkivave të ushtrisë dhe policisë serbe, dhe qasje të plotë në territorin e Serbisë për gërmime në lokacionet e dyshuara për varreza masive. Hoti ka rikujtuar se Serbia kishte refuzuar pjesëmarrjen në takimin e planifikuar për 15 janar, por ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të shtyjë përpara kërkesat e saj. Ai gjithashtu ka kritikuar qasjen e faktorit ndërkombëtar ndaj Beogradit, duke thënë se Serbia po “ledhatohet” nga ndërkombëtarët, ndërkohë që nuk po zbatohet drejtësia për krimet e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, përkrahje dhe trajtim të barabartë për personat me Sindromën Down

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, lideri i Aleancës për Ardhmërinë …