Time Kadrijaj

Time Kadriaj: AAK-ja nuk e voton Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Deputetja nga radhët Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka theksuar se subjekti politik që ajo i takon, nuk do ta votoj kandidaten e partisë Vetëvendosje, Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. “Ne nuk presim asgjë. Nuk kemi pasur asnjë ftesë. Kjo shumica duhet t’ i ketë votat. Gjithë kjo klasë politike duhet të angazhohet. Klasa politike që tenton që të marr qeverinë duhet të angazhohet ta sigurojë shumicën e thjeshtë 61 vota. Ne nuk kemi pasur ndonjë ftesë, nuk kemi ndonjë njohuri, nuk e dimë a do të jetë kandidati i njëjtë për kryetar të Kuvendit  apo do të ndryshojë. Qëndrimi ynë është i njëjtë: nuk do ta votojmë kandidatën për kryeparlamentare” ka thënë deputetja, Time Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …