Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci: Procesi politik bllokohet kur lakmia dhe babëzia për pushtet mbisundojnë germën e Kushtetutës

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me ironi ndaj ftesës që Albin Kurti i drejtoi Lumir Abdixhikut për bashkëqeverisje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, duke nënkuptuar se VV po e anashkalon qëllimisht PDK-në në përpjekje për të krijuar shumicën parlamentare. Lladrovci e cilësoi lëvizjen e Kurtit si një manovër politike për të rifituar mbështetje nga elektorati i LDK-së, duke përdorur metaforën e njohur popullore: “Rrushi që nuk arrihet, është i thartë”. “Procesi politik bllokohet kur lakmia dhe babëzia për pushtet mbisundojnë germën e Kushtetutës,” shkroi ai, duke aluduar se VV po përpiqet të manipulojë institucionet për përfitime të njëanshme. Lladrovci kritikon mënyrën se si, sipas tij, Vetëvendosje po përpiqet të “blejë” mbështetje në Kuvend përmes postesh dhe ofertash të tjera politike, përfshirë poste ministrore dhe diplomaci. Ai e përmbyll reagimin duke e cilësuar VV-në si një parti që po e humb orientimin politik dhe që po përpiqet t’i “gërryejë” edhe ato mbështetje që nuk arriti t’i sigurojë në zgjedhjet e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Arben Gashi u bën thirrje liderëve politikë: Duhet të ulen me Kurtin, qoftë edhe për zgjedhje të reja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga liderët politikë që të …