Besnik Tahiri: Kosova po devijon nga rruga drejt BE-së, nën qasje populiste dhe masa ndëshkuese

Në Ditën e Evropës, zyrtari i Aleancës për AAK- së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po trajtohet procesi i integrimit evropian në Kosovë, duke e cilësuar festimin e 9 majit si ironik, në kohën kur vendi gjendet nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Tahiri theksoi se është paradoksale që Kosova shënon një ditë që shumë shtete anëtare të BE-së nuk e festojnë, ndërkohë që përballet me sanksione politike nga vetë Unioni. Ai vuri në dukje se kjo ndodh ndërkohë që Serbia, e cila refuzon sanksionet ndaj Rusisë dhe forcon lidhjet me të, trajtohet me më shumë konsideratë nga BE. “Nëse qëllimi ynë është Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe demokracia si sistem politik, atëherë dy palë duhet të ndryshojnë: elita jonë politike duhet të heqë dorë nga kjo qasje, sikurse edhe Bashkimi Evropian nga standardet e dyfishta në procesin e zgjerimit dhe integrimit,” tha Tahiri në reagimin e tij. Ai kritikoi gjithashtu qeverinë aktuale, duke e akuzuar për qasje populiste dhe revizioniste, që sipas tij po minon rendin kushtetues dhe po shtyn Kosovën drejt autokracisë në vend të integrimit evropian. Festimi i kësaj dite nga një qeveri që me vullnet politik përjashtues dhe sjellje autoritare po shkel ligjin dhe procedurat, është në thelb antievropian, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

EULEX-i mirëpriti njoftimin e autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës

Giovanni Pietro Barbano: Çdo iniciativë për xhandarmërinë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën

Shefi i misionit të EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka deklaruar se çdo hap drejt krijimit …