leoni

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga Bedri Hamza – Opozita duhet të bashkohet rreth këtij qëndrimi

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se opozita duhet të unifikojë qëndrimin dhe të angazhohet për themelimin e një qeverie të re, të udhëhequr nga Bedri Hamza i PDK-së. Ai tha se deri më tani nuk ka një qëndrim të përbashkët opozitar, por se sipas tij, drejtimi i qeverisë nga Hamza duhet të jetë opsioni i vetëm i ish-opozitës. Opozita nuk ka qëndrim të përbashkët. Ne luftojmë që të konstituohet Kuvendi dhe pastaj të formohet qeveria që, në këtë rast, duhet të udhëhiqet nga zotëri Hamza,” deklaroi Tahiri, duke theksuar nevojën për koordinim ndërmjet AAK-së, PDK-së dhe LDK-së për të dalë nga kriza aktuale politike.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Qeveria po i dëmton konsumatorët me vendime të gabuara në sektorin energjetik

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe Zyrën e Rregullatorit për …