Shefi i Këshillit Evropian vizitë në Ballkanin Perëndimor, takon krejt presidentët e kryeministrat përveç Kurtit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të qëndrojë për katër ditë në Ballkanin Perëndimor, ku do të zhvillojë takime me liderët politikë të rajonit dhe do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në Tiranë. Ndalesa e tij në Prishtinë është paraparë për datën 14 maj, ku do të takohet vetëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke anashkaluar kryeministrin Albin Kurti. Ky veprim bie në sy, pasi në të gjitha vendet tjera të rajonit, Costa do të takojë si presidentët ashtu edhe kryeministrat. Vizita e Costës nis më 13 maj në Beograd, dhe do të përfshijë ndalesa edhe në Sarajevë, Podgoricë, Shkup dhe Tiranë. Në të gjitha këto qytete, ai pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit më të lartë të shtetit dhe të qeverisë, përveç në Kosovë, ku do të zhvillojë një takim të vetëm me Presidenten Osmani, pas të cilit është planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për media në orën 16:45. Nuk ka ndonjë sqarim zyrtar për shmangien e takimit me Kurtin, por kjo ndodh në një kohë kur Kosova mbetet ende nën masa të vendosura nga Bashkimi Evropian, që nga vera e vitit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Bizneset kosovare rrezikojnë të mbyllen për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike

Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka reaguar ndaj iniciativës për anulimin e …