leoni

Nait Hasani: Gjykata Speciale është krijuar në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht presionit

Nait Hasani: Kurti më premtoi se do ta vizitonte Thaçin në Hagë, por e shkeli zotimin – nuk e meriton votën time

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka akuzuar kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurti, për mosmbajtjen e një premtimi të dhënë personalisht atij lidhur me një vizitë zyrtare në Hagë te ish-presidenti Hashim Thaçi. Hasani deklaroi se kishte shkuar personalisht për të biseduar me Kurtin me qëllimin që ta bindte të shkonte në Hagë, për të treguar respekt institucional ndaj Thaçit. Sipas tij, Kurti fillimisht kishte pranuar ta bënte vizitën dhe ishte interesuar për procedurat e nevojshme, por më pas nuk e realizoi atë, duke e zhgënjyer thellë Hasanin. ” Deputeti shtoi se pas këtij zhgënjimi nuk ka pasur më as kontakt me Kurtin dhe e konsideron sjelljen e tij si mashtrim personal dhe mungesë mirënjohjeje ndaj atyre që, sipas tij, sakrifikuan për shtetin. “Jam i prerë – Kurti më ka mashtruar mua personalisht. Nuk e meriton më votën time për kryeministër dhe për qeveri”, përfundoi Nait Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti refuzon qeverinë tranzicionale: “duam qeveri normale, jo paradokse opozitare”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hedhur poshtë propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, …