leoni

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti mbron UÇK-në në prag të vendimit në Hagë: “Proces i padrejtë, por e vërteta do triumfojë”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka deklaruar mbështetje të fuqishme për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ahmeti theksoi se beson në pafajësinë e tyre dhe në një përfundim triumfues të këtij procesi gjyqësor, të cilin ai e konsideron të padrejtë që nga fillimi. Sipas Ahmetit, UÇK-ja ka respektuar të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare gjatë luftës dhe gjykimi në Hagë është rezultat i një fushate të padrejtë, që fillon me raportin famëkeq të Dick Martit dhe të ashtuquajturën “Shtëpia e verdhë”. “Ishte një komprometim i madh, jo vetëm i Kosovës, por i tërë shqiptarëve,” tha Ahmeti, duke e konsideruar ngritjen e Gjykatës Speciale si një veprim që ka cenuar rëndë kauzën e luftës për liri. Ahmeti vuri në pah se figurat e UÇK-së që po gjykohen – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – janë të pazëvendësueshëm për të ardhmen e Kosovës dhe e konsideron të domosdoshme praninë e tyre në ndërtimin e shtetit. “Kosovës i duhet të gjithë luftëtarët, aq më shumë ata që kanë dhënë shumë për vendin,” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …