leoni

Shala, PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

Ferat Shala: Qeveria Kurti po shpenzon miliona për vetura me qira – më shtrenjtë se blerja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka akuzuar të hënën qeverinë Kurti për shpenzime të pajustifikueshme dhe manipulime financiare përmes kontratave për marrjen me qira të veturave nga institucionet shtetërore. Shala kritikoi mënyrën se si janë menaxhuar fondet publike për transportin zyrtar, duke theksuar se kostoja e qirasë për vetura po e tejkalon vlerën e tyre reale të blerjes. Qeveria po krijon shpenzime marramendëse. Po jepen miliona euro për vetura me qira, kur në fakt ato mund të bliheshin shumë më lirë dhe të bëheshin asete të shtetit,” deklaroi ai. Shala e konsideron këtë si praktikë të qëllimshme dhe të përsëritur nga ekzekutivi, duke e cilësuar si formë të keqpërdorimit të buxhetit publik.
“Kjo është praktikë e Kurtit dhe qeverisë së tij – një model manipulimi financiar që po dëmton interesin publik,” shtoi deputeti i PDK-së. Ai gjithashtu paralajmëroi se do të kërkojë auditim dhe hetim të plotë institucional për këto kontrata, duke insistuar se menaxhimi i fondeve publike po bëhet jashtë çdo kuadri ligjor.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: 50% e fitimit neto të bankave duhet të investohet në Kosovë – jo thjesht kërkesë morale, por domosdoshmëri strategjike

Në një opinion të publikuar më 12 maj 2025, ekonomisti i njohur dhe ish-kryetari i …