Komandanti i KFOR-it dhe shefi i OSBE-së diskutojnë situatën e sigurisë dhe dialogun Kosovë–Serbi

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur të hënën në selinë e tij në Kampin Film City, Prishtinë, shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, për të diskutuar zhvillimet më të fundit të sigurisë në vend dhe në rajon. Gjatë takimit, dy zyrtarët kanë analizuar situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, duke u ndalur veçanërisht te mbështetja për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Gjeneral Barduani theksoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj garantimit të një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, duke shtuar se nevojitet një qasja e re dhe e vendosur për vazhdimin e dialogut.
“KFOR-i do të mbështesë të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për një siguri të qëndrueshme dhe stabilitet në Kosovë dhe më gjerë në rajon,” thuhet në deklaratën zyrtare të misionit. Takimi vjen në një kohë me tensione të herëpashershme në veri të vendit dhe ngërç politik në nivel qendror, duke e bërë koordinimin ndërkombëtar edhe më të rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: 50% e fitimit neto të bankave duhet të investohet në Kosovë – jo thjesht kërkesë morale, por domosdoshmëri strategjike

Në një opinion të publikuar më 12 maj 2025, ekonomisti i njohur dhe ish-kryetari i …