Kosova sërish jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës

Pavarësisht pritjeve dhe përkrahjes nga një pjesë e shteteve anëtare, çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të këtij institucioni, i cili pritet të mblidhet më 13 dhe 14 maj 2025. Sipas platformës zyrtare të Këshillit të Europës, ku publikohen rendet e ditës të mbledhjeve, Kosova nuk figuron në listën e temave për shqyrtim, çka përbën një tjetër shtyrje të vendimit të shumëpritur për anëtarësim. Kosova kishte plotësuar një nga kushtet kryesore për anëtarësim në shkurt të vitit të kaluar, duke zbatuar aktgjykimin për pronat e Manastirit të Deçanit. Por, mbeti peng i kërkesës për themimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një çështje që ende nuk është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, siç kërkuan disa nga shtetet anëtare të Këshillit të Europës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …