leoni

Kadri Kryeziu: Deputetët e betuar nuk janë ende deputetë, presidentja ka të drejtë të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka theksuar se deputetët e betuar nuk mund të konsiderohen si deputetë të plotë deri sa Kuvendi i Kosovës të konstituohet. Ai ka shpjeguar se ata janë ende në fazën e “tentativës” dhe nuk kanë asnjë detyrë efektive deri në konstituimin formalisht të Parlamentit. Sipas Kryeziut, deputetët janë legjitimë vetëm pasi Kuvendi të mblidhet dhe të realizohet procesi i konstituimit. Kryeziu ka përmendur gjithashtu të drejtën e presidentes Vjosa Osmani për të kërkuar interpretimin e Kushtetutës nga Gjykata Kushtetuese. Ai ka sqaruar se presidentja ka të drejtë të bëjë një kërkesë në rast se ka dyshime për shkelje të mundshme të Kushtetutës gjatë procedurave të krijimit të institucioneve të reja. “Gjykata Kushtetuese mund të pranojë kërkesa vetëm nga palët e autorizuara me ligj, si grupet parlamentare dhe deputetët, jo partitë politike”, ka theksuar Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon Albin Kurtin për këmbënguljen në Haxhiun: Edhe në SHBA ndërrohen kandidatët gjatë garës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin …