Besnik Tahiri: Nevojitet riformatim strategjik për nismat rajonale në Ballkanin Perëndimor

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një shtyllë kyçe për stabilitetin dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Ai vlerësoi rolin e Procesit të Berlinit në afrim me institucionet e BE-së, duke theksuar se “është koha për një rishikim strategjik, pasi koncepti aktual është bërë një mjet i skaduar”. Në prag të takimit të radhës të Procesit të Berlinit që këtë vit do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, Tahiri shprehu pritshmëri të larta për një agjendë më të koordinuar dhe efektive, nën drejtimin e përbashkët të Gjermanisë dhe Britanisë. Ai falënderoi gjithashtu CIG-un, dhe Qeverinë Gjermane për organizimin e tryezës së diskutimit, duke vlerësuar përkushtimin e përfaqësuesve diplomatikë si Niels von Redecker dhe Will Middleton.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …