Divizioni i Ushtrisë së SHBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës në kuadër të Ushtrimit “Defender Europe 2025”

Republika e Kosovës do të jetë një nga 18 vendet nikoqire të ushtrimit të madh ushtarak “Defender Europe 2025”, i cili do të drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të përfshijë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete të NATO-s. Ushtrimi do të zhvillohet nga 26 maji deri më 6 qershor 2025. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se Kosova do të jetë vend nikoqir i komandës së Divizionit të 28 të këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, i cili do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës, një lokacion tashmë në pronësi të FSK-së. Ministri Maqedonci e theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi për profesionalizimin e ushtrisë kosovare dhe për rolin e saj në operacione ushtarake dhe stabilizimin e rajonit. Gjatë ushtrimit, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë operacione sulmuese, mbrojtëse dhe stabilizimi.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: LDK refuzon Koalicionin me VV

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se në takimin …