leoni

U mbajt Akademia përkujtimore për 7 Dëshmorët e Vitisë në Betejën e Koshares

Sot në Viti, u mbajt akademia përkujtimore në nderim të shtatë dëshmorëve të komunës së Vitisë të rënë në betejën e lavdishme të Koshares . Kjo akademi u mbajt nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë dhe në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta dhe UÇK-ja, ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucional të nivelit qendror dhe lokal dhe qytetarëve të shumtë. Në këtë akademi u përkujtuan dëshmorët: Mejdi A. Korrani, Shabi I. Kajolli, Jonuz O. Zejnullahu, Njazi F. Rexhepi, Florin B. Maliqi, Safet Q. Rexhepi dhe Remzi D. Xhaferi – të cilët ranë heroikisht në betejën që shënoi një kthesë të madhe në luftën për liri të popullit shqiptar të Kosovës.

Me këtë rast një fjalë rasti mbajti zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu. “Sot jemi mbledhur këtu për të nderuar kujtimin e shtatë bijve më të mirë të komunës sonë – bijve që lanë gjithçka për të dhënë më të mirën – Jetën. Në betejën e lavdishme të Koshares, ata nuk shkuan thjesht për të luftuar – ata shkuan për ta bërë histori”, u shpreh zv. kryetari Aliu. Ai poashtu tha se beteja e Kosharës nuk ishte vetëm një betejë ushtarake por ishte një thirrje për liri, një përplasje mes të drejtës për të qenë të lirë dhe dhunës që kishte robëruar popullin tonë. Po ashtu në këtë akademi përkujtimore nga një fjalë rasti e mbajtën edhe Prof.Dr.Bahri M. Gashi auto i librit “Kosharja Altari i Lirisë, Rrustem Berisha, Ish Gjenerali i brigadës 138 ” Agim Ramadani”, Xhavit Jashari ,përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Qemail Rexhepi babai i dëshmorit Safet Rexhepi.

Përndryshe në hyrje të kësaj akademie u dha një përformancë muzikore nga kori i qytetit të Vitisë e udhëhequr nga Profesori Mustafë Lamallari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj percjell nga afër punimet për rregullimin e rrugëve në fshatrat Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët

Sot, kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë vizitoj nga afër punimet …