Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars
Av Lauri Heikkinen.

Mark Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi temë e pashmangshme në Samitin e Tiranës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë temë e pashmangshme në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Tiranë. Para mediave, Rutte theksoi rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e KFOR-it në Kosovë dhe EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë për garantimin e sigurisë. Ai shtoi se këto çështje u diskutuan edhe në takimin e fundit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Antalia. Rutte nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bisedës së tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar si të rëndësishme për zhvillimet në rajon. Samiti i Tiranës po mbledh liderë nga e gjithë Evropa për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë dhe bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …