KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI: Ish-ministrat e Vetëvendosjes nuk janë larguar nga pushteti – po sigurojnë terren për pas-qeverisje

Eugen Cakolli, nga KDI, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po menaxhohet pushteti në periudhën e paszgjedhjeve, duke akuzuar ish-ministrat e Vetëvendosjes se nuk janë shkëputur nga vendimmarrja ekzekutive, pavarësisht se tashmë kanë fituar mandatet si deputetë. Përderisa Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar, në institucione po vazhdon emërimi i anëtarëve të bordeve në mënyrë të kundërligjshme dhe me ndikim politik, duke përmendur si shembull rastin e fundit të Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar. Ky s’është vendim teknik, as urgjent, e as rutinë e një (ish)ministri. Është vazhdim i planifikuar i kontrollit politik mbi institucionet, përmes nënshkrimeve të momentit të fundit,” tha Cakolli, duke shtuar se kjo praktikë përbën një përpjekje për të mbjellë ndikim politik përtej mandatit qeverisës. Ai e konsideroi këtë si vazhdim të një sjelljeje për të cilën janë kritikuar edhe qeveritë e mëhershme, duke theksuar se aktualisht nuk ka një qeverisje efektive, por një përpjekje për pas-qeverisje. Pushteti nuk po qeveris më, por po siguron terren për pas-qeverisjen. Dhe gjithçka bëhet mbi një logjikë të qartë, por të mbrapshtë: ‘Për sa kohë nuk të ndalon dikush, s’ka pse ndalesh vetë’,” përfundoi Cakolli.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …