leoni

Kryetari i Haliti ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Telekomin e Kosovës

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim përfaqësues nga Telekomi i Kosovës. Me këtë rast i pari i komunës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Telekomin e Kosovës që për qëllim ka shtrirjen e rrjetave optike për ofrimin e shërbimeve të internetit, TV dhe telefonisë fikse në tërë territorin e komunës.

Po ashtu bëhet me dije se përmes këtij bashkëpunimi, do të mundësohet modernizimi i infrastrukturës telekomunikuese dhe ofrimi i shërbimeve të sigurta të internetit brezgjerë për të gjithë qytetarët dhe bizneset në Viti. Kryetari Haliti tha se ai dhe qeverisja e tij përkrahin çdo iniciativë që është në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt dhe OJQ “Women for Women” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga Drejtori komunal për Zhvillim …