Në Senoc, u përkujtua me nderim 26-vjetori i rënies së dëshmorit Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me familjarë, miq e bashkëpunëtorë, sot kujtuan me nderim 26-vjetorin e rënies së dëshmorit Sadri Fazli Krasniqi dhe martirëve: Jakup A. Krasniqi, Muharrem Morina, Shaban Z. Krasniqi, Sali S. Krasniqi, Fadil B. Krasniqi dhe Merdete V. Morina.

“Çdo hap në tokën e lirë na kujton se liria ka emra. Liria fitohet me gjak, kurse, të gjithë ata që dhanë jetën dhe u flijuan për liri, janë nderi dhe krenaria e popullit tonë.

Nderime dhe lavdi për jetë e mot”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …