Nderohet jeta dhe vepra e heroit të kombit Mentor Tolaj

Sot, në qendër të Deçanit, kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, me respekt dhe mirënjohje të thellë, kanë bërë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e Heroit të Kombit, Mentor Tolaj.

Po ashtu, në 26-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Shqiponjës (ish Jabllanicë e Dushkajës), u bënë homazhe pranë varrezave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Përulemi para sakrificës dhe luftës së tyre të shenjtë, me nderime dhe mirënjohje të përjetshme”, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë ka shpallur vendimin preliminar për subvencionimin e Organizatave Jo Qeveritare

Komuna e Vitisë, përmes Komisionit për ndarjen e subvencioneve nga fusha për Kulturë, Rini dhe …