Dështon i 20-të për Konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish sot, duke shtuar më tej pasigurinë institucionale në vend. Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por ajo nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme në asnjërën nga seancat e mbajtura deri më tani. VV ka kërkuar që procesi i votimit për kryetar të bëhet me votë të fshehtë, një ndryshim ky që kërkon mbështetje të gjerë parlamentare. Megjithatë, propozimi nuk ka gjetur përkrahjen e mjaftueshme – sot vetëm 53 deputetë votuan pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Për pasojë, seanca është ndërprerë përsëri. “Ndërpritet seanca, shihemi më 25 maj në orën 11 sërish”, deklaroi kryesuesi i saj. Kosova mbetet ende pa institucione funksionale, më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 60 OJQ alarmojnë për krizën politike në Kosovë

Më shumë se 60 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar ashpër ndaj vazhdimit …