Eksperti Safet Gërxhaliu paralajmëron rritje të çmimit të energjisë elektrike në fund të vitit

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka paralajmëruar se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë mund të rritet sërish në fund të këtij viti. Ai thekson se kjo rritje nuk është në kontrollin e Kosovës, për shkak të kapaciteteve të vjetruara prodhuese që datojnë nga vitet 60-70 dhe mungesës së investimeve gjatë 25 viteve të fundit. “Fati i furnizimit me energji nuk është në duart tona, por të të tjerëve”, tha Gërxhaliu. Ai shtoi se është shqetësuese heshtja e partisë në pushtet ndaj kësaj çështjeje, duke vënë në pah mungesën e transparencës dhe sinqeritetit. Sipas tij, mosnjohja e vlerës së saktë të shtrenjtimit dhe lidhjet politike me operatorët e furnizimit me energji janë faktorë që po ndihmojnë në rritjen e çmimeve dhe pasigurinë për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …