Eugen Cakolli kritikon punën e asistentëve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka ngritur pyetje rreth funksionit dhe angazhimit të asistentëve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës në ditët e fundit. Ai ka vënë në dyshim rëndësinë e punës së tyre, duke theksuar se seancat parlamentare po mbahen me vonesë dhe shpesh zgjaten vetëm pak minuta. “A thua, për çka kanë me i asistu, kur krejt puna e deputetëve është me hy në sallë – edhe atë me vonesë – me qëndru pak minuta, edhe me dalë… për me kthy pas 48 orë?!” është shprehur Cakolli, duke kritikuar mungesën e efikasitetit dhe aktivitetit real në Kuvend. Kjo deklaratë vjen në një periudhë të tensionuar politike, ku moskonstituimi i institucioneve dhe vonesat në punën parlamentare po ndikojnë negativisht në funksionimin e shtetit.
 

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …