Duke komentuar fletarrestin e lëshuara nga Serbia për pjesëtarë të Policisë së Kosovës në lidhje me incidentin e ndodhur në veri të Kosovës, deputeti, Rashit Qalaj ka thënë se Policia e Kosovës duhet ta kryejë punën që ka mandat dhe të mos brengoset fort se çka bën Serbia. Ai ka theksuar më tutje se nuk pritet asgjë tjetër nga një shtet armiqësor siç është Serbia. “Çka të pritet nga një shtet armik përveç gjërave të tilla. Mendoj që Policia e Kosovës duhet ta kryejë punën që ka mandat dhe të mos brengoset fort se çka bën Serbia. Serbia është një shtet jo miqësor ndaj Kosovës, është një shtet armiqësor. Ne duhet të bëjmë maksimumin që kudo në Kosovë të ketë rend dhe ligj” tha mes tjerash, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj.
