Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, duhet të ecim përpara

Pas dështimit të seancës së Kuvendit, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka theksuar se situata e krijuar është e papranueshme për qytetarët e vendit. Ajo ka thënë se ata nuk kanë votuar për bllokada por për krijim të institucioneve të reja. “Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, qytetarët kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja të cilat do të duhej të ballafaqoheshin me sfidat e qytetarëve tanë. Bëjmë apel që të reflektojnë, që të ecim tutje”, ka porositur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …