Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas dështimit të radhës së seancës së Kuvendit të Kosovës. Ai ka vlerësuar se kjo çka po ndodhë në Kuvend, është e papranueshme dhe shumë e dëmshme për Kosovës. “Pas çdo seance të dështuar, po bëhet më e qartë se deputetët e VV-së janë tashmë të kapur peng nga Albin Kurti, i cili për vete i paska siguruar numrat. Si mund të kuptohet sigurimi i numrave për Albin Kurtin e jo edhe për Albulena Haxhiun?Flisni ndër veti, reflektoni dhe mos e bllokoni vendin tutje. Barra e përgjegjësisë është plotësisht mbi ju. Albin, mos e lë Albulenën në baltë, jepja votat tua edhe asaj. Nëse ti nuk ke besim në të, atëherë ndërroje kandidatin dhe gjeje një më të besueshëm dhe jepja votat. Në këtë do të kesh reflektim edhe nga deputetët opozitarë” ka shkruar deputeti, Daut Haradinaj.
