Gazmend Hoxha: Pjesëtari i Policisë së Kosovës është kërcënuar me vrasje

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka bërë të ditur se një pjesëtar i Policisë së Kosovës është kërcënuar me vrasje. Ai ka kërkuar të përmbahen nga kërcënimet e natyrave të ndryshme, të adresuara ndaj zyrtarit policor dhe ka theksuar se Policia e Kosovës do t’i trajtojë seriozisht dhe në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me organet e drejtësisë. “Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në kuadër të realizimit të detyrave të tyre, kanë qenë në vazhdimësi cak jo vetëm i propagandës, por edhe i kërcënimeve me arrestime nga Serbia, vetëm se kanë kryer detyrat e tyre. Prandaj, edhe njoftimi i djeshëm se ndaj policit tonë D. B. është lëshuar një fletëarrest, është në vazhdën e përpjekjeve dhe përndjekjeve që Serbia ka bërë ndaj policëve tanë, duke përfshirë edhe ata të komunitetit serb. E gjithë kjo është një përpjekje, është një përndjekje e policëve tanë dhe kjo propagandë e vazhdueshme dëshmon që Policia e Kosovës është bërë target i sulmeve hibride që burimin e kanë në Beogradin zyrtar”, theksoi në mes tjerash, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Ka dështuar për të 21 herë me radhë seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka dështuar për të 21 herë me radhë seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. …