BDI-ja ka reaguar ashpër ndaj avancimit të 26 nëpunësve maqedonas në Doganë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj avancimit të 26 nëpunësve maqedonas në Doganë, për shkak se në këtë avancim nuk është përfshirë asnjë shqiptar. Në reagimin e këtij subjekti politik thuhet se ky diskriminim negativ i qytetarëve shqiptar, nuk është rast i izoluar por vazhdimësi e një politike sistematike të përjashtimit etnik, që godet drejtpërdrejt bashkëjetesën dhe ekuilibrin ndëretnik në vend. Ne do të përdorim çdo mjet demokratik për të ndalur këtë monopol institucional dhe për ta rikthyer drejtësinë atje ku e meriton, te të gjithë qytetarët” njësoj, thuhet në mes tjerash në deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …