Dorëheqjet e gjyqtarëve serbë në veri ende pa zgjidhje ligjore – temë diskutimi me Kaja Kallas

Dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në veri të Kosovës, të dhëna në nëntor të vitit 2022, vazhdojnë të mbeten të paformalizuara ligjërisht edhe pas gati dy vitesh. Kjo çështje u diskutua gjatë takimit mes Shefes së Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dhe përfaqësuesve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj, tha se vizita e Kallasit ishte një mundësi e mirë për të prezantuar qasjen institucionale ndaj kësaj problematike. “Jemi duke e trajtuar me seriozitet dhe kujdes maksimal këtë çështje. Kemi pasur qasje konstruktive dhe vizita ishte e rëndësishme për të treguar nga afër punën që po bëjmë,” deklaroi Zogaj.  Ai shtoi se KGjK mbetet e përkushtuar për të gjetur zgjidhje ligjore, duke ruajtur pavarësinë dhe funksionalitetin e sistemit gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …