Ganimete Musliu: Kosova në kurthin e Kurtit – nevojitet udhëheqje që bashkon, jo që përçan”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës institucionale që ka pasuar zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar situatën si pasojë të një udhëheqjeje përçarëse dhe autoritare. Në një deklaratë publike të titulluar Kosova në kurth të Albin Kurtit”, Musliu akuzon liderin e Vetëvendosjes për mungesë bashkëpunimi dhe për refuzim të ndryshimit, duke thënë se vendi është futur në një kurth politik që po rrezikon të ardhmen e tij. “Ka vetëm monolog, arrogancë dhe përçarje. Në vend të përgjegjësisë, kemi tallje me besimin e qytetarëve”, ka deklaruar Musliu, duke shtuar se Kuvendi është kthyer në skenë teatri, ndërsa vendi humb kohë e mundësi për zhvillim dhe integrim. Ajo bëri thirrje për aktivizim qytetar dhe përgjegjësi politike, duke theksuar se Kosova ka nevojë për një udhëheqje që ndërton ura dhe ndan pushtetin, jo për një lider që e vendos egon mbi interesin e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj zhvillon takime politike pas dështimit të votimit të qeverisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së fundmi është përfshirë në diskutime politike rreth formimit …