Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Policia e Kosovës nuk trajtohet me lëmoshë, por me dinjitet shtetëror

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj njoftimit të këshilltarit të Kryeministrit në detyrë, Armend Mehaj, i cili tha se disa institucione private do ofrojnë zbritje për shërbime shëndetësore për pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Musliu thekson se ndihmat private, sado me qëllime të mira, nuk janë zgjidhje për një institucion jetik si Policia e Kosovës. “Policia nuk mund të trajtohet me lëmoshë. Ajo meriton paga të dinjitetshme, pension të sigurt dhe mbulim të plotë shëndetësor nga shteti,” shkroi Musliu.  Ajo tha se kujdesi për Policinë duhet të jetë përgjegjësi e përhershme shtetërore, jo gjest simbolik. Musliu përfundoi me thirrjen se është koha për politika të mirëfillta, e jo për veprime emocionale.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …