Dështon për herë të 24-të seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka dështuar edhe vazhdimi i njëzetekatër i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së konsensusit për formimin e komisionit që mundëson votimin e fshehtë. Kryesuesi Avni Dehari sërish kërkoi nga partitë opozitare – PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe – që të propozojnë anëtarët e tyre për komisionin zgjedhor, por ato refuzuan. Propozimi për formimin e komisionit u hodh në votim, por nuk mori shumicën e nevojshme. Për pasojë, seanca u shty për të hënën në ora 10:30. Zgjedhja e kryetares së Kuvendit ka ngecur pasi kandidatja e Vetëvendosjes, Guxo dhe Alternativës, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme. Bllokada po thellohet dhe rrezikon funksionalitetin institucional të legjislaturës së re.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …