FSK-ja mirëpret udhëheqës të lartë në Ditën e Vizitorëve të Shquar të “Defender Europe

Në kuadër të ushtrimit shumëkombësh “Defender Europe 25”, Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi Ditën e Vizitorëve të Shquar në prani të liderëve të lartë shtetërorë, diplomatikë dhe ushtarakë ndërkombëtarë. Mysafirët u pritën nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Aeroportin e Gjakovës dhe më pas vizituan Post-Komandën Taktike të Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikane. Ata u njohën nga afër me zhvillimet e ushtrimit që përfshin forca nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia. Në poligonin trajnues të Babaj Bokës, njësitë e FSK-së dhe trupat ndërkombëtare demonstruan nivel të lartë profesionalizmi, disipline dhe ndërveprimi operativ.
Komanda e Forcës Tokësore dhe Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë u veçuan për ekzekutimin e suksesshëm të operacioneve të përbashkëta. Ushtrimi u vlerësua si mundësi strategjike për forcimin e kapaciteteve dhe partneriteteve të sigurisë në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …