Në kuadër të ditës ndërkombëtare të mjedisit që shënohet me çdo 5 Qershor, Komuna e Vitisë, ka zhvilluar sot disa aktivitete mjedisore që kishin për qëllim mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e vetëdijes qytetare për ruajtjen e tij.
Aktivitetet filluan në përgjatë lumit “Morava e Binçes” në Vitil, ku u mbollën drunj dekorativ si dhe u zhvillua një aksion i pastrimit. Këtyre aktiviteteve i ka paraprirë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ku morën pjesë edhe përfaqësues të KFOR-it amerikan, Policisë, “Eco Higjiena”, zjarrfikësit dhe qytetarë të tjerë. Kryetari Haliti, gjatë fjalës së tij, theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe bëri të ditur se viti 2025 është shpallur nga komuna si “Viti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve”. Ai shtoj se komuna e Vitisë, vazhdimisht pos ndërgjegjësit të qytetarëve po punon edhe në ruajtën e një mjedisi të pastër duke forcuar kontrollin dhe inspektimet ndaj atyre që ndotin mjedisin. Më pas aktiviteti mjedisor është zhvilluar edhe në parkun e kompleksit memorial të diplomatit të njohur amerikan “ Richard Holbrooke” në Viti. Përndryshe dita ndërkombëtare e mjedisit është një ngjarje globale që çdo vit, më 5 qershor dhe i kushtohet ruajtjes së natyrës dhe klimës.