Ramush Haradinaj: Ish-pjesëtarët UÇK-së, duhet të shmangin udhëtimin nëpër Serbi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për zyrtarët e institucioneve të sigurisë dhe familjarët e tyre, që të shmangin udhëtimin nëpër Serbi. “Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Mos e bëni këtë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”. Kjo thirrje vjen në një kohë të ndjeshme për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku rreziku për ndalime apo tensione për ish-pjesëtarët e UÇK-së në territorin serb mbetet i lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Vlora Çitaku: Ligji për Specialen do të rishqyrtohet brenda katër javësh, zotimin do ta çojmë deri në fund

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka këmbëngulur …