Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

PDK shpall Konventën e Përgjithshme për 21 qershor – Memli Krasniqi kandidon i vetëm për kryetar

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë Konventën e saj të Përgjithshme më 21 qershor 2025, me karakter zgjedhor. Lajmin e ka bërë të ditur sot në një konferencë për media Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo e cilësoi këtë Konventë, të njëmbëdhjetën me radhë, si një moment kyç për forcimin e strukturave dhe afirmimin e unitetit të brendshëm të partisë. Sipas saj, katër vitet e fundit nën udhëheqjen e Memli Krasniqit janë karakterizuar nga reformimi dhe rritja e PDK-së në skenën politike dhe në nivel ndërkombëtar. Nën udhëheqjen e Kryetarit Memli Krasniqi, kemi pasur vite pune, reforme dhe ringritjeje. Kemi shënuar fitore në zgjedhjet lokale dhe rritje të mbështetjes qytetare në zgjedhjet e 9 shkurtit,” tha Çitaku. Ajo konfirmoi se Memli Krasniqi është kandidati i vetëm për kryetar të partisë në këtë Konventë, gjë që sipas saj reflekton mbështetjen e gjerë dhe besimin në vizionin e tij për të ardhmen e PDK-së. Me këtë Konventë, ne nuk po përcaktojmë vetëm drejtimin e partisë, por po përgatitemi për drejtimin e vendit drejt fazës së re të zhvillimit dhe integrimit euroatlantik,” theksoi Çitaku. Ajo shtoi se Konventa e 21 qershorit është hyrja në një fazë të re elektorale për PDK-në, që do të kulmojë me zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kontrolloni gjithashtu

Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta

Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta. Ata kanë thënë …