leoni

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë kanë refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së: Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Pavarësisht garancive të ofruara nga Policia e Kosovës për zbatimin e arrest shtëpiak dhe zotimeve të mbrojtjes, trupi gjykues ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kushtet e nevojshme për lirimin e tyre. Në vendimin e publikuar, gjyqtarët theksojnë se ekziston rrezik i vazhdueshëm për komunikime të pakontrolluara, përfshirë shkëmbime të mesazheve të koduara apo kontakte ballë për ballë me persona që mund të ndikojnë në procesin gjyqësor. Gjithashtu, është nënvizuar se garancitë e Policisë së Kosovës nuk kanë qenë të mjaftueshme për të adresuar në mënyrë efektive rreziqet që lidhen me dëshmitarët e mbrojtur. Paneli i gjykatës vuri në dukje se, edhe pse kapacitetet profesionale të Policisë së Kosovës janë përmirësuar sipas Komisionit Evropian, mungesa e detajeve të mjaftueshme në përgjigjet e saj e bën të pamundur lirimin jashtë Qendrës së Paraburgimit. Për rrjedhojë, trupi gjykues ka përjashtuar mundësinë e kërkimeve shtesë ndaj Policisë së Kosovës, duke vlerësuar se tashmë ka pasur mjaftueshëm shkëmbime për të marrë informacionin relevant për këtë çështje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: “Ku janë institucionet e Kosovës?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit …