Ramosaj në 7-vjetorin e vdekjes së Ilmi Haradinajt: Njeriu që mishëroi qëndresën, urtinë dhe dinjitetin shqiptar

Të martën me 17 qershor, në 7-vjetorin e vdekjes, strukturat komunale të Deçanit prirë nga kryetari Bashkim Ramosaj kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së bacë Ilmi Haradinaj.

“Sot në vendin e lavdisë dhe krenarisë, nderuam njeriun që mishëroi qëndresën, urtinë dhe dinjitetin shqiptar, babain e Heronjve dhe Gjeneralëve, Bacë Hilmi Haradinaj, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Ilmi Haradinaj ishte i vendosur dhe i palëkundur në dashurinë për atdheun. Gjatë gjithë jetës së tij, ai u përkushtua me punë, fjalë e vepra për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e vendit tonë.

 

Edhe sot, kur kujtojmë Ilmi Haradinajn, e kujtojmë si një simbol të sakrificës dhe qëndresës shqiptare, një prind hero që i dha vendit më të shtrenjtën që kishte, bijtë e tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Ilmi Haradinajt!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe për të gjithë dëshmorët e lirisë, thuhet në postimin në facebook të kryetarit të Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …