Taulant Balla takon Endritin, djalin e Hashim Thaçit

Ministri i Shtetit të Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri të ditur se Endriti i kishte përcjellë përgëzimet e babait të tij për zgjedhjet, si dhe një mesazh të rëndësishëm nga Haga: Hashim Thaçi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbetet i fortë dhe krenar për epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të saj. Takimi vjen në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …